Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm, në mbledhjen e qeverisë për situatën post tërmetit, kërkoi që Tirana dhe Durrësi të zbukurohen për festat e fundvitit.

Ai u shpreh se në këto qytete, të prekura rëndë nga tërmeti duhet të rikthehet jeta.

“Tirana dhe Durrësi duhet të zbukurohen për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Duhet të rikthehet jeta. Të zbukurohen njësoj si qytetet e tjera”, u shpreh kryeministri.

Tirana dhe Durrësi që pas tërmetit të 26 nëntoti i kanë fikur dritat e zbukurimeve në shenjë zie.

Është në diskutim nëse ato do të rindizen, pasi tragjedia e tërmetit ishte e madhe, 51 persona humbën jetën.