Tragjedi në Orizare, ndërron jetë 46-vjeçari Afrim Dauti

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Orizare të Kumanovës.

Në një aksident me traktor në afërsi fshatit Allashec, ka humbur jetën 46-vjeçari“>46-vjeçari Afrim Dauti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit, ndërsa policia ka konfirmuar rastin.

Vdekja e papritur dhe e hershme e Afrimit ka mërzitur të gjithë familjarët, bashkëvendasit dhe miqtë e shumtë të tij.

Afrimi ka lënë pas vetes, bashkëshorten dhe katër fëmijët e tij, tre vajza dhe një djalë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të hënën në varrezat e Orizares.