Koalicioni Për ndryshime dhe drejtësi mbrëmë para qytetarëve të Komunës Qendër i theksoi angazhimet e tyre, për të cilat luftojnë nëse fitojnë në zgjedhjet e 11 dhjetorit, e ajo është se përcaktimi i tyre mbetet zgjidhja e problemeve lokale, mbajta e të rinjëve në vend dhe nevoja për klimë biznesi të barabartë për kompanitë vendore dhe të huaja.

“Republika e Maqedonisë është shtet që duhet të ndërtojë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët, por interesi ynë nacional strategjik është që Maqedonia të hyjë në BE dhe NATO. Unë jam i sigurt në këtë”, tha Pavle Trajanov bartës i listës zgjedhore të deputetëve në njësinë e parë zgjedhore.