Përgjimet janë bërë me vendim të kuadrove të VMRO të instaluara në MPB të cilët kanë keqpërdorur sistemin e sigurimit të informacioneve ku shfrytëzues janë kreu i vendit e më së shumti kryeministri Nikolla Gruevski, ka thënë kështu ish ministri i brendëshëm dhe lideri i LD Pavle Trajanov.

Më shumë i sigurtë jam se PPS ka dëshmi të shumta dhe materiale të sigurta si dëshmi se kush ka përgjuar dhe me urdhër të kujt e kush ka qenë shfrytëzues i informacioneve. Obstruksionet që po bëhen dhe pengesat nga ana e gjykatave dhe ky bastion që është formuar në gjykatën penale duhet të shpërbëhet, e për këtë unë propozoj që të ndryshohet përbërja e këshillit gjyqësorë dhe gjithë gjykatësit të jenë pjesë e rizgjedhjes, ka thënë më tej Trajanov, transmeton Zhurnal.