Ekipi i Asociacionit të Maqedonisë së kuzhinierëve dhe shefave – GastroMak Maqedoni, fitoi tre medalje të arta në Garën e parë gastronomike internacionale në Izmir, Turqi, që u mbajt nga 6 deri më 8 maj të këtij viti.

Ekipi i kuzhinierëve të GastroMak Maqedoni, i përbërë nga shefi Boban Billbillovski, Lirim Dauti dhe Cvetançe Todorovski, garuan në kategorinë e përgatitjes së peshkut, me ç’rast me aftësitë dhe kreativitetin e tyre kulinar i plotësuan kriteret më të larta të garës dhe i fituan simpatitë e jurisë internacionale.

“Kuzhinierët nga Maqedonia edhe një herë treguan dhe dëshmuan se mund të ballafaqohen krah për krah me standardet e larta në gastronomi. Edhe më shumë, të inovojnë, të eksperimentojnë dhe t’i imponojnë shihet e tyre edhe tek gjykatësit ndërkombëtar të rreptë”, deklaroi kryetarja e asociacionit GastroMak Adrijana Allaçki.

Gjithashtu, Asociacionit është treguar besim, me atë që në këtë garë internacionale, si anëtar i jurisë ndërkombëtare, u delegua edhe njëri nga themeluesit e GastroMak Maqedoni Besim Latifi, gjykatës i licencuar nga WACS – Organizata botërore e shefave të kuzhinave.

“Është nder dhe kënaqësi që të jesh pjesë e një manifestimi të këtillë dhe për mua personalisht, por është edhe mirënjohje për Asociacionin tonë”, deklaroi Latifi.

GastroMak është asociacion kombëtar i kuzhinierëve dhe shefave të kuzhinave në Maqedoni. Si shoqatë kombëtare, e përfaqëson Maqedoni në WACS në të cilën janë të anëtarësuar asociacione kombëtare prej mbi 150 shtete në botë.