Asociacioni i Energjisë në Maqedoni pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë me Projektin e USAID-it për menaxhim industrial sot organizon tryezë të rrumbullakët me temë ‘Rritje të konkurrencës së kompanive industriale përmes përmirësimit të vazhdueshëm të drejtuesit me shpenzimin e energjisë’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi kryesor i ngjarjes është që në një vend të mblidhen të gjithë të interesuarit nga ana e sektorit publik, privat dhe joqeveritar ku do të prezantohen aktivitetet e realizuara dhe rezultatet e Projektit të USAID-it. /Telegrafi/