Jo të gjithë ia pranuan mirënjohjen presidentit të Kosovës, Hashim Thaci. Kishte nga ata që refuzuan të pranonin dekorata nga ai për shume arsye

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar 108 personalitete nga Maqedonia për meritat e tyre në avancimin e shqiptarëve. Por, pati nga ata që refuzuan të dekorohen nga Thaçi, ndërsa kishte edhe të tillë që u shprehën të indinjuar që nuk ishin ne liste për t’u dekoruar.

Kurse, pjesa që pranuan mirënjohjen nga i pari i shtetit të Kosovës, u arsyetuan se atë e kanë marrë si shenjë nderi për punën e tyre shumëvjeçare, në të mirë të shtetit të Kosovës. Shpëtim Pollozhani, Kryetar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë në Maqedoni, është njëri nga ata që ka refuzuar ta pranojë dekoratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. “Ka 101 shkaqe, por unë do t’i përmend vetëm disa.

Zëri i familjeve të burgosurve, të persekutuarve dhe të diskriminuarve nuk më lejoi që unë të marr mirënjohje nga një president, i cili është shkak i këtyre të këqijave. Shkaku tjetër është nëpërkëmbja e kundërshtarëve politikë po nga ky president”, ka thënë Pollozhani për “Zëri”. Ai konsideron se kjo iniciativë ka të bëjë me fushatë politike….(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)