Ndonëse dimri nuk është periudha më popullore e vitit, për të propozuar, kjo nuk do të thotë që asnjë çift nuk vendos të lidhë kurorë në këtë stinë të magjishme.

Pastiçierët e dinë se dasmat e dimrit janë po aq të bukura sa të verës, ndaj kujdesen që çdo stinë të karakterizohet nga tendencat e veta, shkruan Living.

Tortat e thurura si pulovrat e dimrit po përhapen me shpejtësi në rrjet dhe për shumë çifte kjo është zgjedhja ideale.