Meteorologët për ditët e ardhshme, pas javëve me acar, prognozojnë mot më të ngrohtë dhe reshje, prandaj ngutuni dhe mbroni këpucët me kohë.

 

Gjatë dimrit, pas shkrirjes së borës dhe reshjeve gjithnjë e më të shpeshta, të gjithë fillojnë të kërkojnë këpucë të reja, të cilat do t’i mbrojnë këmbët nga uji.

Mirëpo, problemi qëndron që të vetmet këpucë që konsiderohen të rezistueshme nga uji janë çizmet e gomës, ndërkaq të gjithë shitësit janë distancuar me deklaratën, në të cilën kryesisht shkruan “për mot të thatë”.

E meta e çizmeve të gomës është vrazhdësia dhe ftohtësia, prandaj për këtë shkak shumica nuk i duan.

Mirëpo, ekziston truku i cili për disa minuta këpucët tuaja të vjetra do t’i bëjë të rezistueshme ndaj ujit.

Thjesht, gjeni dyllë bletësh!

 

Lyeni këpucët e këtë përbërës dhe lini ta thithin dhe të thahen, pastaj dyllin fshijeni me salvetë dhe do të jeni të gatshëm për ditët me shi!

Truku ka sukses edhe kur është fjala për këpucët e stofit, pra përgatitni ashtu që asgjë të mos mund t’ju befasojë, por kini kujdes – mund të ndodhë që në stof të mbeten njolla për shkak të yndyrës.

Kur këpucët t’i lyeni me dyllë blete, uji vetëm do të rrëshqasë nga to.

Në fund prisni disa çaste dhe këpucët do të jenë të gatshme t’i mbathni nëpër mot me shi.