Artistja indiane Nidhi Chanani e ka kuptuar më mirë se shumica e njerëzve se gjërat e vogla që i ndajmë me partnerin e bëjnë jetën tonë më të vlefshme.

Kjo është arsyeja pse ajo bëri një set ilustrimesh të quajtur “Dashuria e Përditshme”, në të cilat ajo demonstron në mënyrë të bukur se si duhet të përmbushet çdo moment në një marrëdhënie, transmeton Gazeta Express.

Nidhi na bën me dije se çelësi i lumturisë në jetë është i thjeshtë: ne nuk e gjejmë lumturinë, e krijojmë vetë atë. Dhe këtë e bëjmë duke:

‘Luftuar’ me jastëkë  duke dëgjuar muzikë së bashku duke mbështetur njëri-tjetrin në kohë të vështira duke përshëndetur njëri-tjetrin kur vijmë prej punës duke vallëzuar së bashku duke gatuar së bashku duke udhëtuar së bashku duke ngrënë mëngjes bashkë çdo ditë duke i shijuar momentet e qeta së bashku.