Folia e aluminit aplikimin e vet e ka edhe jashtë kuzhinës.

 

Secila kuzhinë ka folie alumini në njërin ndër sirtarët e saj, mirëpo pakkush e di që, krahas përdorimit të saj konvencional, folia e aluminit mund të përdoret në disa mënyra të cilat mund t’jua lehtësojnë dukshëm jetën.

Këto janë katër truqet të cilat do t’i admironi! – transmeton Telegrafi.

MPREHNI GËRSHËRËT

Kur të vëreni që gërshërët më nuk e bëjnë punën e vet, nuk keni nevojë t’i hidhni poshtë. Vetëm disa herë me to pritni fletët e folies mbështillni disa fish në mënyrë që të bëhen të trasha dhe bëni të njëjtë gjë. Dallimi menjëherë mund të vërehet.

LEHTËSONI HEKUROSJEN

Kush akoma dëshiron të merret me hekurosjen e mërzitshme të rrobave? Folia do t’ju kursejë shumë mund dhe kohë! E gjitha që duhet të bëni është që nën mbështjellësen bazë të dërrasës të vendosni folie. Ajo atëherë do të reflektojë nxehtësinë e hekurit, prandaj njëkohësisht do të hekurosni nga të dyja anët!

 

LEHTËSONI LËVIZJEN E MOBILIEVE

Ajo që është edhe më e rëndësishme, shmangni gërvishtjet e dyshemesë! Kur dëshironi t’i lëvizni ndonjë pjesë të rëndë mobilieje, patjetër nën të vendosni një copë folie, të cilën e keni palosur!

PASTRONI ARGJENDURINAT

Enën e gjerë dhe enën e cekët mbështilleni me folie dhe rendisni të gjitha mjetet e argjendta, të cilat duhet t’i lustroni. Qitni ujë të valuar dhe shtoni sodë bikarbonati. Lërini të qëndrojnë pastaj pastroni me leckë. Vetëm duhet ta dini që kështu humbë edhe efekti i oksidimit, prandaj nëse nuk ju pëlqen kjo, këtë truk mos e praktikoni.