I jepet fund ndalimit të përkohshëm të pranimit të refugjatëve nga 11 shtete, të konsideruara nga administrata e shtëpisë së bardhë “rrezik i lartë” Presidenti Trump, në përfundim të 120 ditëve të urdhrit ekzekutiv të mëparshëm për lëvizjen nga të dy kahet për vendet me shumicë mulsilmane si Çadi, Irani, Libia, Koreja e Veriut, Somalia, Siria, Venezuela dhe Jemeni. Sidoqoftë, në urdhrin e ri ekzekutiv, parashikohen masa të zgjeruara të sigurisë që pasqyronin “verifikimin ekstrem” që Trump ka bërë thirrje që nga marrja e detyrës. Një memorandum i paraqitur qeverisë kërkonte “të përcaktonte çfarë garancie shtesë , nëse të tilla mund të ketë, ishin të nevojshme për të siguruar që pranimi i refugjatëve nga këto vende shqetësuese nuk përbën kërcënim për sigurinë dhe mirëqenien e Shteteve të Bashkuara”. Megjithatë, Shtëpia e Bardhë refuzoi të emërojë 11 vendet që do të ishin subjekt i një shqyrtimi të ri 90-ditor, duke thënë vetëm se aplikantët nga ato vende do të konsideroheshin rast pas rasti.