Në përcjellje të forcave të Policisë së Kosovës e me ceremoni të larta shtetërore, trupi i ndjerë i ish-kryeministrit, Bajram Rexhepi po përcillet për në varrezat e qytetit të Mitrovicës.

Ish-kryeministri do të varroset në vendlindjen e tij, pas homazheve që u bënë në Kuvendin e Kosovës dhe në Mitrovicë nga mijëra qytetarë.

Varrimi i të ndjerit pritet të bëhet në ora 16:30.

Bajram Rexhepi ka vdekur dje në një spital në Turqi pasi tash e disa kohë ishte në gjendje kome.

Për vdekjen e kryeministrit të parë të pasluftës në Kosovë kanë shprehur ngushëllime të gjitha institucionet brenda dhe jashtë Kosovë. /Lajmi.net/