Parlamenti turk ka aprovuar një ligj të diskutueshëm që do të zhveshë deputetët nga imuniteti ndaj hetimit. Deputetët pro-kurdë deklaruan se në thelb kjo është një lëvizje për të dëbuar anëtarët e opozitës nga Parlamenti.

Masa shihet si një shënjestrim i Partisë Demokratike të Popullit, pro-kurde, si dhe i subjektit kryesor të opozitës, Partia Republikane. Turqia ka udhëhequr një ofensivë kundër partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, PKK, e akuzuar si një organizatë terroriste.

Një armëpushim i vendosur vitin e kaluar përfundoi pas zgjedhjeve të qershorit të 2015-s dhe rifillimi i konfliktit ka marrë disa qindra jetë njerëzish nga të dyja palët, sidomos në jug-lindje.

Presidenti Recep Tayip Erdogan akuzon Partinë Demokratike të Popullit se është krahu politik i PKK-së dhe ka kërkuar që deputetët pro-kurdë të përballen me akuza për terrorizëm. Ky votim mund të jetë hapi i parë i kthimit në realitet të kësaj kërkese.

Duke e cilësuar votimin si “historik”, Erdogan tha në një miting në vendin e tij të lindjes, Rize, se, “populli im nuk dëshiron të shohë ligjvënës fajtorë në këtë Parlament”