Autoritetet në Turqi kanë thënë se këtë javë kanë arrestuar 610 persona të dyshuar për terrorizëm.

 

Mes tyre raportohet të ketë përkrahës të Fetullah Gylen, të cilin qeveria turke e akuzon për organizimin e grushtit të shtetit të dështuar në Turqi.

Gjashtë muajt e fundit Turqia ka arrestuar 43 mijë persona për dyshimet për lidhje me Gylen.