Njëra nga punëtoret kryesore në Twitter, Kathy Chen e ka bërë zyrtare vendimin e saj për largim nga puna. Kathy që ishte shefe e operacionit të Twitterit në Kinë është larguar pasi që ishte e pakënaqur se Twitter kishte nisur disa marrveshje me reklamuesit kinezë. 

Me anë të një mesazhi në Twitter, Chen i ka befasuar të gjithë me vendimin e saj.”

Tani që Twitter është duke punuar direkt me reklamuesit kinezë, kjo është koha e duhur për tu larguar unë nga puna” ishte mesazhi i saj në Twitter. 

Kathy llogaritej si punëtorja që kishte ngritur shumë Twitterin në botë pasi që angazhimi i saj në këtë kompani kishte rritur 100% përditësimet e kinezëve në këtë rrjet social./Indeksoline/

 

 

N