Pas vizitës së befasishme që ish kryeminstri Gruevski i bëri Shipkovicës, me rastin e një vjetorit të fatkeqësisë së vërshimeve të 3 gushtit, edhe znj.Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës e kapur ngusht nga akuzat tepër të rënda, që ish kryeministri i drejtoj në adresë të pushtetit lokal dhe në adresë të saj për neglizhencën e treguar me rastin e kompensimit dhe të dëmeve të shaktuara nga fatkeqësia natyrore që preku Shipkovicën dhe pjesë të rajonit të Tetovës.

Ajo sot nën patronatin e Komunës së Tetovës organizoi ditë përkujtimore te Brigada e zjarrfikësve për të falënderuar të gjithë kontribuesit që dhanë gjithçka me rastin e vërshimeve. Teuta Arifi me këtë rast iu drejtua edhe mediave, por në vend që të japë llogari pse akoma nuk janë kompensuar dëmet e shkaktuara nga vërshimet, kur në ato ditë të vështira ajo bashkë me bashkëpartiakët e saj në vend që të ishte në ndihmë të të prekurve nga vërshimet, ishin më tepër të preokupuar për pamjen e tyre duke angazhuar një brigadë të fotoreporterëve për të bërë selfie para gërmadhave qe shkaktoi përmbytja e vërshimeve…

Në pyetjet e gazetarëve, të cilët e pyetën Kryetaren e komunës së Tetovës edhe për vizitën e liderit të VMRO-DPMNE-së, zonja Teuta Arifi u përgjigj shkurtë: Një kalë më pak i larë në bronz në sheshin e Shkupit, mund ta rregullon gjithë infrastrukturën në Shipkovicë. Ndryshe, zonja Arifi nuk ka hezituar sot të flet me tone të ashpra për sa i takon vizitës së liderit të VMRO-së Nikolla Gruevski, pasi topin për vërshimet që autoritetet komunale dështuan me menaxhimin e fatkeqësisë dhe me menaxhimin e kompensimeve, kryetarja Teuta Arifi nuk ngurroi t’i adresojë kritika të ashpra ish kryeministrit Gruevski, pasi dështimin e saj ajo përpiqet ta mbulojë me mjetin e toneve të ashpra, për të cilën opinioni e di që janë veçse shprehje demagogjike, dhe në realitet ata ndajnë bashkë çdo gjë me partnerin e tyre të koalicionit me VMRO-DPMNE.

Kryetarja Teuta Arifi duhet ta dijë fort mirë se tonet e ashpra, dhe ironizimi që bën ndaj projektit “Shkupi 2014” për të cilën, ajo harron se vetë janë përgjegjës të këtij projekti kontroverz, dhe se “Një kalë më pak i larë në bronz në sheshin e Shkupit, mund ta rregullon gjithë infrastrukturën në Shipkovicë”, atëherë përse kuajt e tillë i mbështeti BDI që të vendosen me aq lehtësi në favor të këtij projekti aq kontrovers!

Përkundër, VMRO-DPMNE lufton me çdo kusht që dhe një kalë të lahet në bronz për të mirën e komunitetit maqedonas, ndërsa BDI me çdo kusht dështimin për rregullimin e standardit jetësor të shqiptarëve e mbulojnë me tone të ashpra që realisht janë boshe! Fol.mk