LR-PDSH , Kumanovë ka reaguar lidhur me projektin e radhës në qytetin e Kumanovës ku u hap pishina olimpike moderne, projekt ky  me vlerë 3.1 miljon euro , e cila pishinë si shumë projekte tjera u ndërtua në një vendbanim ku jetojnë popullat e pastër maqedonase ndërsa në lagjet e banuara me shqiptarë  nuk mund të kalohet nga gropat e mëdha.

LR-PDSH ka fajsuar dhe ka kërkuar dorheqjen e  këshilltarëve shqiptarë në komunën e Kumanovës të cilët sipas LR-PDSH janë fajtorë që në Kumanovë realizohen projekte të tilla monoetnike e që shkelin interesin e qyteravë shqiptarë të Kumanovës

Në reagimin e LR-PDSH thuhet :

Reagim : “ Kumanova qytet I dy realiteteve të ndryshme “

Lëvizja për Reforma-PDSH , dega Kumanovë reagon edhe njëherë dhe do te reagojë ne vazhdimsi duke ngritur zërin kundër fenomeneve diskriminuese të shfaqura përmes investimeve që bëhen në qytetin e Kumanovës e që në mënyrë të hapur shprehin karakterin monoetnik , ku të gjitha investimet modern qoftë në infrastrukturë apo objekete sportive destinohen në vendbanimet ku jetonojnë popullsi e pastër maqedonase .

Projekti I radhës me kosto të lartë miljonëshe apo konkretisht 3.1 miljon euro është pishina olimpike që u ndërtua në Kumanovë , pishinë kjo që do të shërbej për të rinjtë maqedonas dhe jo ato shqiptarë sepse dihet fati I shqiptarëve që shkojnë nëpër vende apo hapsira të tilla ku dominojnë maqedonasit , shumë lehtë mund të përfundojnë në spitale të goditur dhe të sulmuar nga huliganët maqedonas .

Sikur të ishte vetëm ky projekt I tillë , por po të bësh një gjiro nëpër lagjet me popullsi maqedonase do të shohësh rrugë me trotuare të rregulluara e moderne , salla sportive, fusha të tenisit , hapsira të posaçme për vrapim , tani ju shtua edhe pishina olimpike e shumë projekte tjera ndërsa shqiptarët e shumë lagjeve të ndryshme nuk mund të kalojnë me vetura nga gropat e mëdha që janë hapur nëpër rrugët e shumë lagjeve e që për ironi të fatit I ngjajnë apo kanë marrë formën e “ pishinave “

LR-PDSH , pyet publikisht këshilltarët e përgjumur shqiptarë me votën e të cilëve kalojnë këto projekte monoetnike , vallë për çfarë jeni zgjedhur këshilltarë komunal ? . Pse kërkuat votën e qytetarëve shqiptarë të Kumanovës , ndërsa vazhdoni të na befasoni me projekte që shkelin interesin shqiptarë , keni lënë në harresë lagjet shqiptare , rrugët , trotuaret , kanalizimet etj sepse pishinat olimpike dhe fushat e tenisit , për shqiptarët e Kumanovës janë vetëm një luks që asnjëhere nuk mundën ti shijojnë .

Nëse e ndjeni vetën të pafuqishëm egziston një mundësi e vetme për ju , dorheqja nga pozita e këshilltarëve dhe nga koalicioni komunal , në të kundërtën jeni dhe do të mbeteni në hisgori si fajtorët kryesorë të këtyre projekteve qe shkelin interesin e popullatës shqiptare në Kumanovë.

Zyra për informim , LR-PDSH Kumanovë 03.08. 2016

13879268_748298418606854_5225305056444283360_n (1) 13680058_748298461940183_3196311854470884992_o 13886381_748298645273498_1776572648461571937_n 13653450_748298581940171_3314240220646949054_o 13891797_748298505273512_1734427461421927151_n 13925694_748298531940176_4782414202616001439_o 13912404_748298561940173_7098220399526333416_n 13653418_748298635273499_231688028460996032_o 13886381_748298601940169_1189888839364397579_n