Fushata për lirimin e hapësirave publike në Tetovë po vazhdon të zbatohet me sukses dhe ka regjistruar tashmë efektet e para pozitive, për të kthyer hapësirën publike në shërbim të qytetarit.

Në periudhën që vjen Inspektorati komunal, Inspektorati Shtetëror i Tregut në bashkëpunim me SPB Tetovë me intensitet edhe me dinamikë do të vazhdojnë punën duke vepruar dhe monitoruar në kontinuitet situatën rreth lirimit të trotuareve, shtigjeve për këmbësorë dhe hapësirave të gjelbra.
Qëllimi i këtij aksioni është që të sigurojmë kalim dhe qarkullim të lirshëm për qytetarët, të sigurojmë shtigje të sigurta kalimi për nxënësit, fëmijët dhe nënat me fëmijë, si dhe të vendosim në funksion të qytetarëve hapësirat e gjelbra në qytet.

Së shpejti do të largohen edhe veturat për fëmijë që gjenden në sheshin e Tetovës dhe ato do të zhvendosen në Qendrën sportive të qytetit ku përgaditet vendi i posacëm.Shqipmedia