U mbyt në lumin Shkumbin/ Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e kufomës

Policia e Elbasanit kërkon ndihmën e medias dhe të qytetarëve për identifikimin e kufomës që u gjet në bregun e lumit Shkumbin.

Trupit të pajetë, i cili i përket seksit mashkull, nuk i është gjetur asnjë dokument identifikimi me vete.

Viktima ishte rreth 65 vjeç, me flokë të thinjur, veshur me një këmishë blu me kuadrate, një fanellë të leshtë dhe pantallona ngjyrë gri, i gjatë rreth 1.75 cm, mbante një orë dore serme, te rripi i pantallonave kishte të varur një çelës shtëpie dhe kishte një shenjë të vjetër operimi në krahun e majtë.

Uniformat blu i bënë thirrje kujtdo që ka informacion që të telefonojë në numrin 112. Nga veprimet e para hetimore rezulton se vdekja ka ardhur si shkak i mbytjes në lumë.