12 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit. Pesë nga viktimat janë nga Shkupi, dy nga Tetova, dy nga Struga dhe nga një viktimë nga qytetet Shtip, Veles dhe Gostivar

Në 24 orët e fundit, nga gjithsej 868 teste të bëra, 132 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë informon se 57 raste të reja janë në Shkup, 19 në Tetovë, 13 në Shtip, 10 në Kumanovë, 7 në Prilep, 6 në Gostivar, 5 në Ohër, 4 në Veles, 3 në Strugë, nga dy të infektuar në Probishtip dhe Shën Nikollë, si dhe nga një rast i ri në Dibër, Manastir, Kavadar dhe Resnjë.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 112 pacientë të shëruar. Prej tyre 42 janë nga Shkupi, 40 nga Shtipi, 16 nga Tetova, 5 nga Gostivari, 3 nga Probishtipi, nga dy në Koçan dhe Shën Nikollë dhe nga një i shëruar në Prilep dhe Veles, përcjell tv21.tv.

Që nga fillimi i pandemisë në vend janë bërë gjithsej 59,633 teste.