Shqiperia ne Euro 2016

Pas ndeshjes së mbrëmshme Rumani-Shqipëri, UEFA ka nisur hetim ndaj tifozerive të dy vendeve. Komisioni i Disiplinës i UEFA-s ka hapur një procedim disiplinor ndaj FSHF-së edhe për ndeshjen e Shqipërisë kundër Rumanisë. Akuza është për ndezjen e fishekzjarrëve, hedhjen e objekteve të forta, si dhe pushtimin e fushës nga persona të paautorizuar, të cilët dëshironin të festonin me kuqezinjtë në fund të takimit. Data në të cilën do të merret vendimi për këtë rast nuk është përcaktuar ende. Shqipëria do të mësojë nesër dënimin e saj për incidentet e ndeshjes me Zvicrën, ku tifozët ndezën një fishekzjarr dhe hapën një banderolë për Çamërinë.

Megjithatë asgjë nuk do të nënvlerësojë suksesin historik të kombëtares së Shqipërisë me kualifikimin në kampionat, por edhe me fitoren shpresëdhënëse për fazën knock-out.