Ceremonina e shënimit të 15-të vjetorit të themelimit të Universitetit të Evropës Juglindore dhe ndarja e titullit Honoris Causa, Prof. Dr. Jan de Groof. “E vlerësoj shumë këtë mirënjohje, por më e rëndësishme është se kjo ditë është festë për Universitetin dhe frymën e tij të ekselencës akademike dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ajo që na lidh është dëshira jonë për të kuptuar çfarë nënkupton të jesh njeri, ta kërkosh të vërtetën dhe ta kesh guximin ta shprehësh të vërtetën edhe nëse kjo e vërtet nuk është shumë e këndshme, ose është e sfiduar nga zëra, që mund të jenë më të fuqishëm se zëri ynë”, tha laureati i titullit Honoris Causa Jan de Groof, në Ceremoninë e shënimit të 15-të vjetorit të themelimit të Universitetit të Evropës Juglindore, që u mbajt sot (e premte, 18 nëntor 2016).

Me këtë rast, Prof. Dr. Murtezan Ismailit iu dha titulli profesor emeritus për kontributin e dhënë për universitetin. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm diplomatë të shumtë, rektorë të universitete, kryetarja e Komunës së Tetovës, përfaqësues të biznesve, ALUMNI dhe studentë. 

15110942_10154166451061909_9115516093342181007_o

e4ws34e5r