Me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, qeveria mori vendim për ndryshimin e Dispozitës për vlerën e çmimit të tokës ndërtimore, pronësi e RM-së dhe vlerën e shpenzimeve të posaçme për zbatimin e procedurave dhe dhënien me qira, përcjell Fol.

Me ndryshimet e propozuara kryhet ulja e vlerës së çmimit sipas të cilës tjetërsohet toka ndërtimore në pronësi të RM-së me marrëveshje të drejtpërdrejtë për A3-strehim grupor për rajonin 5 dhe 6, ku kjo do të arrijë 70.000 denarë, për dallim nga çmimet e deritanishme, të cilat për këto rajone arrinin 1.600.00 deri në 400 denarë për vend të banuar dhe jashtë vendit të banuar, në komuna të ndryshme.

Qëllimi i uljes së çmimit të tokës është që të stimulohet ndërtimi i objekteve për strehim grupor, me komponentë sociale siç janë azilet e pleqve, kopshtet, konviktet e nxënësve dhe studentëve dhe objekte të ngjashme. /Fol/