SEKRETARI GJENERAL I “UNITETIT” NË TAKIM NË AMBASADËN E SHBA-së

Sekretari gjeneral i partisë “Uniteti” Muhamed Ismaili sot zhvilloi takim pune me Shefin e zyrës për çështje politike dhe ekonomike pranë ambasadës së SHBA-së në Maqedoni, David Stephenson.
Në takim, zyrtari i lartë amerikan dhe sekretari gjeneral i “Unitetit” biseduan për rrjedhat politike në vend si dhe për rolin e rëndësishëm të partisë më të re “Uniteti” në drejtim të konsolidimit të skenës politike para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Z.Stephenson shprehi përkrahje të fuqishme të Shteteve të bashkuara qëllimit dhe angazhimit të “Unitetit” në drejtim të demokratizimit të vendit, barazisë qytetare, pavarësimit të institucioneve shtetërore dhe luftës së pakompromis kundër korrupcionit dhe kriminalitetit

uniteti1unitet