Në Këngën Magjike të këtij viti është kthyer pas shumë kohësh edhe këngëtarja Soni Malaj. Ajo ka interpretuar këngën “Për vete më mbaj” dhe me siguri ka pritur që rikthimi në skenë, do ngjallte lajme në media dhe njëkohësisht kënga do të merrte shumë komente nga kritika, por pasi përfunduan dy netët e para të Këngës Magjike, Soni ka akuzuar për një bojkot që i është bërë pjesëmarrjes së saj, në media.

“Disa portale më kanë thënë që nuk shkruajnë dot për performancën time, sepse ua kanë ndaluar dhe u kanë thënë që duhet të shkruajnë vetëm për dy këngëtare”, ka thënë Soni për Bluetooth.

Ajo është pyetur nëse këto këngëtare janë Rozana Radi dhe Arilena Ara, por këngëtarja ka vazhduar pa dhënë emra. “Më kanë thënë se megjithëse kam qenë surpriza e këtij edicioni, nuk shkruajnë dot për mua, sepse ua kanë ndërprerë… Po shoh që po bëhet shumë lojë e pistë… Por nuk mendoj se urdhri ka ardhur nga produksioni dhe Arditi.”

Kujtojmë së Soni është nga ato këngëtare që ka hedhur më shumë sesa një herë në gjyq përfaqësues të medias për thashetheme të pavërteta ndaj saj, ndërsa tani mendon që media po e bojkoton me qëllim aktivitetin e saj muzikor.