Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT), shumë shpejt do të bëhet me objektin e saj për strehimin e studentëve, gjegjësisht do të bëhet me një konvikt studentor si universitetet tjera shtetërore, njofton Zhurnal.mk

Siç mëson Zhurnal për këtë projekt kapital janë përcaktuar edhe mjete nga buxheti shtetëror për vitin 2018, ndërsa të gjitha procedurat tjera tanimë kanë marrë fund dhe pritet vetëm se leja e ndërtimit për fillimin e ndërtimin e konviktit për studentët e USHT-së.

“Ministria e Arsimit të gjitha dokumentet e nevojshme për ndërtimin e konviktit studentor për USHT-në i ka përgatitur me kohë. Procedura është në fazën finale dhe pritet vetëm se leja e ndërtimit për fillimin e ndërtimit të konviktitit. Me buxhetin e vitit 2018 janë përcaktuar 200 milion denarë për ndërtimin e konfiktit studentor të USHT-ës”, thekson Visar Ganiu, zëvendës ministër i Arsimit për Zhurnal.mk

Përndryshe, në buxhetin e vitit 2018 vetëm për USHT-në, Ministria e Arsimit ka paraparë 3 milion euro për investime kapitale