Qeveria belge ka vendosur sot për vazhdimin deri më 1 mars të prezencës së ushtarëve nëpër rrugët e Brukselit, si masë e sigurisë ndaj kërcënimeve terroriste, shkruajnë mediet e huaja.

Sipas këtij vendimi, rreth 700 ushtarë do të qëndrojnë nëpër rrugë për të vështruar situatën.

Organi i Koordinimit për Analiza të Rrezikut (në anglisht: OCAM) rivlerësoi rrezikun për herë të fundit në fillim të këtij muaji dhe erdhi në përfundim se niveli i rrezikshmërisë duhet të vazhdojë të jetë në të tretin.