Rreth orës 20:00 një aeroplan ka dalë nga pista në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara ka thënë për Klan Kosova se për momentin të gjitha agjencionet shtetërore për raste emergjencash janë në vendin e ngjarjes.

“Ende nuk kanë përfunduar hetimet që kanë quar në daljen nga pista të aeroplanit”

“Pas raportit të hetimeve ne dot dalim me detajet shtesë. Në këtë avion të linjës Turkish Airlines kanë qenë143 pasagjerë, të gjithë kanë dalë mirë dhe nuk ka pas të lënduar.

“Pas këtij aksidenti kanë qenë të paraparë  edhe tre fluturime, aeroporti qëndron i mbyllur, mirëpo fluturimet e para besojmë se do të bëhen në orët e para të mëngjesit.”

“Të gjithë pasagjerët kanë shkuar tek vendet e tyre ku jetojnë, të gjithë ata janë të akomoduar”, ka thënë Gara.

prn ai