Valon Kurtishi, drejtuesi i  Lëvizjes qytetare“Uniteti” vlerëson se nuk ka kushte për zgjedhje më 5 qershor dhe se sipas tij, shqiptarët nuk duhet të gabojnë në këtë situatë, por të vlerësojnë situatën dhe rrethanat e krijuara.

“Konkretisht, duket që nuk ka kushte për një pjesëmarrje të mundshme shqiptare në këto zgjedhje,

pasi që  procesi i pastrimit të listave nuk është duke u realizuar.  Mungon besimi i publikut në organet që e bëjnë këtë aktualisht,  kurse regjistrimi i popullsisë as që është pjesë e debatit publik e le më që të realizohet”, theksoi për INA, Valon Kurtishi.

Lëvizja “Uniteti” është një bashkim vullnetar dhe civil i shoqatave të pavarura me aktivitet të dëshmuar nacional, njerëzve me kontribute në shkallë kombëtare si dhe intelektualëve./INA