Bisedimet rreth reformave në media mes grupeve punuese të partive politike janë ndërprerë dhe nuk është e qartë nëse ato do të vazhdojnë, tha sonte dërmjetësi belg Pieter Van Houte.

“NAtyrisht nuk ka marrëveshje. Situata tashmë është e bllokuar plotësisht. Tani ne po kryejnë konsultime bilaterale me palët për të parë se si të vazhdojmë pnë orët në vazhdim. Ne presim që ndoshta në ora 20 sërish të mbahet takimi i përbashkët. Por kjo nuk është e sigurt. Natyrisht ka pikëpamje të ndryshme për shumë çështje”, tha Vanhojt.

Sipas tij, problemet kryesore janë në lidhje me përbërjen e Këshillit të Agjencisë për Media dhe Këshillit të Programit të RTVM-së.

Sonte është dita e fundit për marrëveshje mbi reformat e mediave