Në klubin e deputetëve mbrëmë është mbajtur takim me grupet e punës nga partitë politike nënshkruese të marveshjes së Përzhinos me negociatorin belg Vanhojt.

Ai para takimit ka thënë se ka edhe pak kohë të arrihet marveshja megjithatë ajo mund të arrihet nëse partitë dëshirojnë.

‘’Kemi pak kohë dua qartë ta them atë dhe nuk mund ta fsheh, jam skeptik, nëse nuk jepen në dispozicion më shumë kohë për zgjedhjet mund të del problem. Por ne nuk shpejtojmë nuk duam të shpejtojmë të gjejmë cfarëdo zgjidhje. Na duhet zgjidhje e duhur përkrah standardeve demokratike dhe europiane, ajo është më e rëndësishme, nëse partitë duan mund të arrijnë marveshjen. Nuk është shumë e vështirë të arrihet marveshja por dyshoj se mund të ketë marveshje’’, ka thene Vanhojt