Pasi që, kryetari i Degës së Tetovës nga Lëvizja Besa Gazmend Aliu dha dorëheqjen e tij, kanë vazhduar edhe dorëheqjet nga aktivistë të tjerë. Bëhet fjalë për nënkryetarin e degës së Tetovës, Jetmir Abduli.

Arsyeja e Abdulit, për dorëheqjen e tij nga Lëvizja BESA është ajo e njëjta me Aliun, shkak i këtyre dorëheqjeve pra është koalicionimi i Lëvizjes BESA me LSDM-në. Jetmir Abduli këtë koalicionim e ka quajtur si pafytyrësi dhe amoralitet që i bëhet politikës shqiptare në vend.