Një foshnjë njëmuajshe dje në orën 09:25 është raportuar e vdekur nga ana e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në Njësinë për Informacione dhe Komandë Shkup. Siç kumtoi MPB, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bajram Shabani” në komunën e Çairit.

Në bisedë me nëpunësit policor prindërit e foshnjës kanë deklaruar se kur janë zgjuar kanë vërejtur se foshnja nuk jep shenja jete. Mjeku nga Ndihma Urgjente Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dhunës.

Me urdhër të prokurorit publik trupi i foshnjës është dorëzuar në Institutin për Mjekësi Ligjore për autopsi. /Fol/