Shkruan: Mensur Pajaziti

Dështimi me institucionet dhe kapja e pushtetit me të gjitha format e tyre, çoi gjoja deri te pushimi i funksioneve publike të ministrave dhe zëvendësministrave të BDI-së. Vendimi për dalje nga qeveria mban vulën e dështimit me qeverisjen e institucioneve. Nga prizmi tjetër afera seksuale mes zyrtarëve të lartë të BDI-së përbën goditjen e rëndë ndaj vetë bartjes së funksionit publik për të cilën është mandatuar të kryejë autorizime publike. Dhe, kjo aferë u dha goditje të rëndë, pasi prej brenda temelet e tyre po thyhen. Pra, veprimet e tyre johumane . joetike dhe amorale , u demaskuan para qytetarit. Tani, vendosja për të dalë nga qeveria është dhe një tjetër lojë e hidhur, për t’u zhvendosur nga kjo goditje, që realisht vetë janë shkaktarët e të keqes së tyre, dhe në anën tjetër ikja nga përgjegjësia bën që të shfaqin atë që kanë më të ulët. Nga “dorëheqjet e kurdisura” të ministrave tregon hapur se nuk e përballojnë dot dështimin që ka mbushur kupën. Kur goditjet përbëjnë rrezik ndaj interesit të tyre, atëherë ndodh të mobilizohen e të “kërcënojnë” institucionet për gjoja mosveprim ndaj aferës së përgjimeve; dhe aty për aty marrin vendime për dalje nga qeveria! Sikur të dilnin nga qeveria edhe atëherë kur shqiptarëve u ndodhte zullumi i përditshëm, dhe të shkretët liheshin në mëshirë të fatit… Nëse vjen deri të zëvendësimi i ministrave aktual me ministra të rinj, kjo do të thotë se BDI e pranon kapjen e funksionarëve të saj në krim, afera seksuale dhe në dështim të plotë…