Venko Filipçe është zgjedhur Ministër i ri i Shëndetësisë.

Ai është zgjedhur me 62 vota pro.

Mbetet për tu parë reagimi nga Aleanca për Shqiptarët të cilët kanë thënë se ky pozicion ju takon atyre dhe jo LSDM-së.

Kuvendi ka votuar për Arbër Ademin për zv/ministër të Arsimit dhe Shkencës.

Arbër Ademi vjen në postin e zv/ministrit pas zgjedhjes së Visar Ganiut për kryetar në komunën e Cairit

Deputetët votuan edhe ministrin e ri për Çështjen Rome, Aksel Ahmedovski. Shumica nuk pranoi kërkesën e deputetit të Aleancës, Syrja Rushidi që zgjedhja e ministrit të anulohet për 10 ditë.