Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot ka promovuar ueb-aplikacionin e ri për verifikimin e listës zgjedhore.

Qytetarët duke shkruajtur emrin dhe mbiemrin apo adresën dhe numrin e amzës do të jenë në gjendje për të kontrolluar nëse janë regjistruar në listën zgjedhore.

Nëse qytetarët nuk duan që adresa e tyre të mos nuk shfaqet gjatë kërkimit, duhet të dërgojnë kërkesë në KSHZ për ta hequr adresën, njofton TetovaSot.

Kërkimi sipas numrit të amzës dhe funksionimi i ueb-aplikacionit ishte edhe më parë. Risia është se tani mund të kontrollini edhe përmes emrit dhe mbiemrit dhe adresës.

Lista zgjedhore duhet të vendoset në ekspertizë më 17 prill nëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare mbahen sipas termit të paraparë tani më 5 qershor. KLIKO KËTU