Nga burime të besueshme brenda degës së BDI-së në Gostivar mësohet se Vesel Memedi është duke e lutur BDI-në  për të bërë koalicion  për zgjedhjet e 12 Prillit.

Këtë e pohojnë nga dega e BDI-së në Gostivar të cilët thonë se  për më shumë detaje do të dalin gjatë ditëve në vazhdim.

Kujtojmë se para disa vitesh BDI ishte kundështarja më e madhe e RDK-së, por siç duket Vesel Memedi i ka tejkaluar inatet me BDI-në dhe do përkrahë BDI-në në zgjedhjet e 12 Prillit të këtij viti, njejtë siç bëri në zgjedhjet lokale të vitit 2017 në Gostivar gjatë raundit të dytë ku kishte koalicion me Nevzat Bejtën dhe gjithashtu pas zgjedhjeve lokale ku për 2 vjet ishte ne koalicion me BDI-në në këshillin e komunës së Gostivarit.

Vesel Memedi njihet nga opozita Shqiptare si personi që menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016 u distancua nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës dhe u afrua me BDI-në e Ali Ahmetit.