Nesër do të mbahet takimi i radhës mes përfaqësuesve të Vetëvendosjes dhe atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, ka thënë për klankosova.tv se temat që do të diskutohen janë fusha sociale, energjetika si dhe kultura e rinia.Takimi do të mbahet nga ora 15:00 në zyre të VV-së.Ndërkaq, këto dy parti kanë thënë se janë pajtuar për shumicën e temave dhe se koalicionin e tyre po e mirëpresin qytetarët.