Konfirmohet nga pamjet e saj se vetura e cila është hedh në shitje, nga vëllai i të dyshuarit për vdekjen e Almirt Aliu, është e njëjta që ka shkaktuar vdekjen e vogelushin 4 vjeç me 25 qershor 2016.

Ekipi i TV21, pati filmuar veturën e të dyshuarit për vdekjen e Almirit, të garazhuar në shtëpi, e jo në stacion policor si prove materiale.

Për këtë gjë kanë ngritur dyshime edhe avokatët mbrojtes të familjes Aliu, meqë ekspertizat e kryera për këtë veturë nuk korrespondojnë me realitetin, dhe kanë ndryshuar rrjedhen e procesit gjyqesor!

Dyshimet për fshirje të provave shtohen edhe më shumë, tani që vellai i të dyshuarit publikisht nxorri në shitje veturën.