E kishte lajmëruar prej shumë kohësh projektin e saj më të fundit muzikor, për të cilin ka punuar për rreth 6 muaj me radhë.

Enca Haxhia sapo ka publikuar kënga e dhe klipin më të ri të titulluar “Dreq”.

 

Klipi i ri nisi me këngën që e bëri të famshme, “A po të pëlqen” duke improviziuar një skenë mes një çifti, ku interpreton Enca  dhe një djalë. Më pas kënga e re me ritme dance zhvendoset në një studio, ku me poza dhe veshje shumë provokuese, Enca i thotë dikujt që është “dreq”

Video ka pak minuta që është publikur në kanalin zyrtar të Youtube dhe menjëherë ka patur një reagim të madh nga ana e fansave.