Pesë persona të vdekur dhe dhjetra të plagosur ishte bilanci i sulmit të djeshëm të cilësuar si terrorist nga autoritetet e Stokholmit në Suedi.

Një kamion i rrëmbyer nga një person mori përpara një grup të madh njerëzish përballë një qendre tregtare duke mos kursyer asnjë.

Pas arrestimit, personi e pranoi autorësinë e sulmit ndërkohë që autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Pamjet e shpërndara dje nga mediat ndërkombëtare pas sulmit tregojnë trupa njerëzish të shtrirë në tokë dhe shumë të tjerë që kërkojnë ndihmë duke ngjallur ndërkohë edhe solidarizimin e suedezëve në këtë situatë të vështirë për vendin e tyre.