Nga shtëpia e një banori në fshatin Strajane të Gostivarit, dje u vodhën nëntë mijë euro, përcjell Fol.

Pronari i shtëpisë, dje pasdite në stacionin e policisë së Gostivarit, ka raportuar një vjedhje të rëndë në shtëpinë e tij.

”Persona të panjohur me forcë kanë hapur derën e përparme të shtëpisë dhe pa kontrolluar kanë hyrë në një nga dhomat ku ishte e varur palltoja dhe kanë vjedhur 9 mijë euro”, thotë Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Pas inspektimit, policia punonë zbardhjen e rastit dhe gjetjen e hajdutit. /Fol/