Sot në Istog, në vendlindjen e ish- presidentit historik Ibrahim Rugova, presidentja në detyrë Vjosa Osmani ka zhvilluar një vizitë.Osmanin me duartrokitje e kanë pritur shumë qytetarë, duke iu referuar asaj si ‘Zonja e hekurtë”.Simpatizantë të shumtë të Lidhjes Demokratike të Kosovës i kanë bërë asaj një pritje madhështore, duke i uruar njëkohësisht suksese në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Të njejtit i kanë premtuar asaj mbështetje maksimale në zgjedhjet e ardhshme.
Osmani iu ka thënë atyre që të mos lejojnë askënd që të vendos për integritetin e tyre.
“Mos i lejoni që në institucionet e Kosovës të jenë ata njerëz që nesër ua kthejnë shpinën dhe e shesin për pazare kufirin, integritetin dhe buxhetin e vendit”.
“Ata që e shesin sot integritetin e juaj, nesër do ta shesin integritetin e vendit, e keni fuqinë e votës mos e lejoni askënd të vendos për ju”.
“E keni shansin historik dhe e kemi shansin e fundit për të bërë ndryshimin e madh dhe për ta vendosur vendin në binar, ka thënë Osmani.