VMRO-DPMNE është kundër dy gjuhësisë në tërë territorin e Maqedonisë, ka bërë të ditur sot deputeti i kësaj partie, Ilija Dimovski.

“Barazimi i gjuhës maqedonase dhe shqipe në tërë territorin është absolutisht e papranueshme për VMRO-DPMNE-në. Me paralajmërimet për vendosjen e dygjuhësisë në tërë territorin e Maqedonisë sulmohet Kushtetua dhe rendi kushtetues i këtij shteti, plotësisht dilet jashtë Kushtetutës dhe të drejtat e garantuara për bashkësitë etnike dhe për fat të keq fillon proces të cilin askush nuk e dine nëse do të përfundoj me federalizim ose ndarje të Maqedonisë”, ka thënë Ilija Dimovski.

Pas kësaj, pritet të distancohen BDI dhe PDSH nga sjellja nacionaliste e kësaj partie.