VMRO-DPMNE ka fituar besimin e qytetarëve në 10 vitet e fundit në bazë të projekteve dhe rezultate të saja. Besimi nuk mund të sfidohet nga çfarëdo struktura dhe afera të fabrikuara, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

VMRO-DPMNE e votoi dhe e mbështeti zgjedhjen e Prokurisë Speciale Publike. Për fat të keq, në periudhën e kaluar kemi qenë dëshmitarë të deklaratave të papërshtatshme të bëra nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i akuzuar për disa raste penale, në të cilën ai i njoftoi hapat e Prokurorisë Speciale. Edhe më tragjike është se deklarata të tilla jo vetëm që nuk janë demantuar, por shumë hapa janë konfirmuar. Me këtë është dëmtuar në mënyrë drastike kredibiliteti i institucionit dhe hidhet hije mbi profesionalizmin dhe paanshmërinë e saj”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE në njoftimin e sotëm të PSP për rastin e parë që u hap i quajtur “Titanik.

Sipas partisë në pushtet opinioni ishte dëshmitarë se bashkëshortja e Zoran Verushevskit e falënderoi publikisht Zoran Zaev, për shkak se Katica Janeva kërkoi të mos i vazhdohet paraburgimi për të  dyshuarin e parë në rastin “Puç”