Kuvendi i RM-së nesër në ora 11 duhet ta fillojë seancën e 32-të, ku në rend të ditës është Ligji për përdorimin e gjuhëve, në lexim të tretë, me të cilin avancohet përdorimi i gjuhës shqipe, e i cili nuk është dekretuar nga ana e kryetarit Gjorge Ivanov, përcjell Fol.
Përndryshe, VMRO-DPMNE-ja ka parashtruar mbi 32 mijë amandamente rekord nga ana e VMRO-DPMNE-së opozitare. Kaq amandamente deri tani nuk janë parashtruar për asnjë ligj në kuvend.
Amandamentet e parashtruara do të shqyrtohen vetëm në seancë plenare. Propozuesit e amandaemnteve kanë të drejtë në tre minuta ta elaborojnë secilin amandament veçmas, ashtu që sipas llogarive të caktuara për këtë do të nevojiten 145 ditë. /Fol/