VMRO-DPMNE-ja në kumtesën e sotme thekson se LSDM-ja së bashku me partnerët e koalicionit nuk e kanë ndërmend të punojnë në interes të qytetarëve të Maqedonisë.

Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se me mospranimin e asnjë amendamenti të propozuar nga ana e tyre, është e qartë që LSDM-ja dëshiron të realizojë vetëm interesat e ngushta ndërpartiake.

“LSDM nuk e kupton thelbin e demokracisë. Deputetët e LSDM-së refuzuan të gjitha propozim-ligjet nga VMRO-DPMNE-ja të cilat u propozuan për rebalancin e buxhetit. LSDM punon vetëm për interesin e tyre, atyre nuk ju interesojnë problemet e mbi 450 mijë qytetarëve, të cilët votën ia VMRO-DPMNE-së”, thuhet në kumtesën e partisë opozitare.

Sipas tyre, LSDM-ja sillet sikur Maqedonia të jetë firmë e tyre private dhe paratë nga rebalanci i buxhetit i harxhojnë sipas dëshirës së tyre dhe jo për nevojat e qytetarëve.