LSDM-ja duhet ta pranojë faktin se në zgjedhjet e fundit populli e ka mbështetur programin se VMRO-DPMNE-së dhe të ndërpresë me sjelljen e saj që shkelë vullnetin e tij.
“Në zgjedhjet e 11 dhjetorit votoi populli në Maqedoni. Shumica nga 1.191.852 qytetarë të cilët votuan në zgjedhjet e mbështetën programin e VMRO-DPMNE-së. Votën e tyre për VMRO-DPMNE-në e dhanë 455.000 qytetarë, ndërsa LSDM-ja fitoi 436.000 vota. Kjo qartë flet se LSDM-ja është mposhtur nga populli. Programi i tyre nuk e mori mbështetjen nga qytetarët edhe krahas ndihmës nga struktura narko-mafioze dhe OJQ-sektorin vandalist sorosoid”, thuhet në kumtesën nga VMRO-DPMNE-ja.
Qytetarët, thonë nga VMRO-DPMNE-ja, e kanë njohur destruktivitetin e LSDM-së dhe në mënyrë kristale qartë shohin se partia është e përgatitur që skenarin e saj destruktiv ta zbatojë me forcë, duke shkelur Kushtetutën, ligjet, interesat kombëtare dhe shtetërore.
Nga VMRO-DPMNE-ja konsiderojnë se Zaevi dhe LSDM-ja janë të futur në krim deri në fyt dhe për këtë arsye i kanë pranuar të gjithë shantazhet dhe janë të gatshëm ta pranojnë edhe platformën e Tiranës deri në pikë të fundit.
“Mendojnë se në këtë mënyrë do të shpëtojnë nga përgjegjësia për krimin dhe pasurimin joligjor. Treguan se janë të gatshëm në sy ta gënjejnë popullin e tyre. Për këtë arsye me manipulime paszgjedhore bëjnë koalicione në kundërshtim me vullnetin e shumicës së maqedonasve”, thuhet në kumtesën nga VMRO-DPMNE-ja.