Deputeti i LSDM-së Oliver Spasovski, kërkoi të ndërpritet debati dhe të kalohet në pikën e katër të rendit të ditës, për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Deputetet e LSDM-së, gjithashtu, kërkuan përkrahje prej 10 deputetëve për ndryshimin e rendit të ditës.

Trajko Velanovski tha se sipas rregullores së Kuvendit, duhet patjetër të përfundoi debati në këtë pikë.

Por, menjëherë ka reaguar deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilja Dimovski, i cili tha se LSDM të mos bëjë shkelje anti-kushtetuese sepse mund të ketë pasoja të rënda.

Xhevat Ademi deputeti i BDI-së tha që situata në kuvend prej sot po del nga kontrolli.